Ndryshe, pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Fethullah Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.
Familjarët e gjashtë shtetasve turq të arrestuar të enjten natën e kanë kaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ata po dyshojnë se të afërmit e tyre gjenden diku në hapësirat e Aeroportit ndonëse EULEX-i mbrëmë kishte kontrolluar hapësirat duke dalë me një njoftim se nuk ka gjetur asgjë.Edhe sot pjesëtarë të këtij misioni, sipas Leutrim Sylës, avokat i njërit nga të arrestuarit janë në Aeroport.
Me insistimin e familjarëve, mbrëmë (e premte) Aeroporti i Prishtinës u kontrollua nga EULEX-i për të vërtetuar se a janë deportuar nga Kosova gjashtë shtetasit turq të arrestuar mëngjesin e së enjtes. EULEX-i gjatë kontrollues nuk gjeti asgjë.
Përveç kësaj krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë poseduar informacion se çfarë ka ndodhur konkretisht me të arrestuar, së paku kështu janë deklaruar para familjarëve (ku i priti në takim kryeministri Haradinaj) dhe para mediave.
Megjithëkëtë, krerët e shtetit nuk kanë qenë në dijeni, siç u deklaruan, se si ka ndodhur arrestimi i gylenistëve. Pas këtij ‘skandali’, kryeministri Haradinaj ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin.
Të arrestuarit janë identifikuar si Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina.
Ndryshe, pas puçit të 15 korrikut të viti 2016, Turqia akuzon Fethullah Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste.