Të mbijetuarit e zjarrit tragjik të bllokut banesor “Grenfell Tower” në Londër, do të zhvendosen në banesa të reja në një ndërtesë luksoze 2 miliardë dollarësh në Kensington, të cilat janë blerë nga qeveria britanike për ta.
Ndër familjet e prekura nga ky zjarr është edhe një familje shqiptare. Në mesin e tyre do të jetë edhe një familje shqiptare e cila është prekur nga zjarri i Londrës, transmeton Express.
Qeveria britanike i ka blerë 68 banesa në bllokun banesor të ri luksoz në Kensington për t’i strehuar familjet që i kanë humbur banesat e tyre si pasojë e zjarrit i cili vrau 79 persona.
Disa nga familjet që momentalisht janë duke u mbajtur në hotele në këtë zonë, do të zhvendosen përherë në banesa të reja nga fundi i muajit të ardhshëm.
Banesat me nga një, dy dhe tri dhoma janë blerë dhe do t’i strehojnë deri në 250 banorë të prekur nga zjarri.
Ndërtesa përfshinë pishinë, sauna, kinema dhe palestër.