Manchester United ka konfirmuar se Marcus Rashford do të mbajë numrin 10-të në fanellë në sezonin e ri.
Reprezentuesi anglez veshi këtë fanellë për herë të parë të dielën në mbrëmje në humbjen 1:0 të Manchester United nga Bayern Munich.
Kjo ishte ndeshja e parë për Rashfordin në këtë verë që pas mbarimit të Kupës së Botës ku ishte pjesë e Kombëtares së Anglisë.
“Ai e donte atë numër. Natyrisht ai ka respektuar të madhin Rooney dhe pastaj Zlatan Ibrahimovicin”, ka deklaruar Jose Mourinho.