Fansja e zjarrtë i hidhet Noizyt në koncert, ndërhyjnë menjëherë sigurimi (Video)

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 09:38 | Nga

Noizy është pa diskutim një nga reperët më të pëlqyer në të gjitha trevat shqiptare.

Ai ka me mijëra fansa kudo, gjersa kërkesat për të performuar në koncerte janë gjithnjë të shumta.

Së fundmi re-peri ka mbajtur një koncert mjaft të suksesshëm në Brescia të Italisë, teksa është përballur me një ngjarje mjaft të pazakontë gjatë performancës.

Reperi kishte filluar të këndonte këngën “Mr. Yesterday”, teksa njëra nga fansat më të zjarrta ka dalë me vrull nga publiku në drejtim të skenës, duke iu hedhur në krah Noizyt.

Në videon e publikuar nga “Jeta osh Qef” vërehet mjaft mirë rrjedhoja e ngjarjes, e cila është pasuar me ndërhyrjen e sigurimit, i cili ka qenë i menjëhershëm.

https://www.youtube.com/watch?v=yQbtcn-iwao

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme