Këngëtarët shqiptarë gjithnjë e më tepër po pëlqehen dhe po krijojnë fansa në shtetet e tjera të botës.
Një rast i tillë është edhe me reperin kosovar, Getinjo, i cili duket se po pëlqehet edhe në shtetin rus, aty ku po mbahet Kampionati Botëror.
Në fakt, një fanse e flakët ruse e këngëtarët ka shkuar aq larg, sa që ka shkruar emrin e reperit prapa qafës.
Getinjo e ka publikuar një video të këtij momenti të veçantë në llogarinë personale në Instagram duke treguar se bëhet fjalë për fansen me emrin Politoriya.
“Zëri na ka shkuar deri në Moskë. Respekt. Shumë dashuri”, ka shkruar Getinjo në Instagram.
Duket se fansja është e dhënë pas shqiptarëve pasi që në llogaritë e rrjeteve sociale ka imazhe me simbole shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BkQxZurh2kP/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/BkIamSrgAY7/?taken-by=vipllinplatinum
https://www.instagram.com/p/BgW1KV6lfUU/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/Bj7FRz2go0h/?taken-by=vipllinplatinum
https://www.instagram.com/p/BhqjgiLgWsW/?taken-by=vipllinplatinum
https://www.instagram.com/p/BYXCgKhnetI/?taken-by=vipllinplatinum
https://www.instagram.com/p/BYLpNUtHVM9/?taken-by=vipllinplatinum