Faqja e Policisë së shtetit në duar të hakerave

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 14:47 | Nga

Faqja e institucionit më të sigurt dhe më të besuar të shqiptarëve ka rënë në duart e hakerave. Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit tashmë është në duart e “Anonymous Albania”, te grupi i hakerave që ka marrë përsipër sulmin.

Arsyeja? Ata thonë se policia është e mbushur me korrupsion dhe po i vjedh lekët popullit.

“Ne jemi Anonymous Albania, website i policisë shqiptare është hakuar nga ne sepse kemi vu re se Policia është e mbushur me korrupsion edhe po shfrytëzon detyrën. Ne po bëjmë punën që ju duhet të kishit bërë me kohë, duhet të kishit arrestuar deputetët që kanë bërë vjedhje dhe gjithë ato vrasje, por ju e harxhoni kohën duke i vjedhur popullit”.

“Ne do vazhdojmë t’ju shkatërrojmë juve, ky ishte vetëm fillimi. Ne nuk falim e as nuk harrojmë. Çdo gjë e fshehtë do dali në shesh, s’do ketë më të fshehta ndaj nesh. Ky ishte vetëm një paralajmërim, në qoftë se vazhdoni akoma kështu, do ketë pasoja të tjera si dëme ekonomike etj. Portalet, mediat janë të kontrrolluara nga shteti edhe ato do sulmohen së shpejti -Anonymous Albania!” , thuhet në deklaratën e hakerave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme