Farmacistët pajisen me licenca të reja

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 14:59 | Nga

Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të Odave të profesionistëve shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Zehadin Gashi nënshkruan licencat e parë të farmacistëve të ri-licencuar në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim dhe ri-licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas Ministrit dhe Kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Farmacistëve tregon se MSh-së është e përkushtuar për implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve Shëndetësor dhe bartjen graduale të përgjegjësive të tjera te odat, krahas përgjegjësive për çështje etike dhe Edukim të Vazhduar Mjekësor.

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, derisa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të kryhen së bashku deri në momentin që odat do të mund ta ushtrojnë sit ë pavarura këtë përgjegjësi.

Së shpejti ndërkaq, pritet të fillojë edhe ri-licencimi i infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.

licence

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme