Gazetarja Fatma Haxhialiu po pushon në Greqi. Por mesa duket realiteti me Greqinë e treguar në portalet shqiptare për çmimet, është i ndryshëm. Këtë e pohon gazetarja në rrjetet sociale.
“Ore ku është ajo Greqia e portaleve që është më lirë se Jugu jonë, se më duket jam në Greqinë e gabuar”, shkruan Haxhialiu në një postim, bashkë me një tabelë me çmime, të cilat duken normale, por të ndryshme nga çmimet e treguara në portale.
Fatma më tej vijoi me një tjetër postim ku shprehet se do të tregojë se nuk ka shezlongë falas. Ajo pohon se ti duhet të blesh 20 euro kafe dhe ujë, derisa të largohesh. Në fund, paraqet faturën e shpenzimeve të tua.
“Mos e bëni ferr bregdetin tonë dhe parajsë çdo gjë tjetër, se është e padrejtë”, mbyll postimin Fatma.