Autoritetet serbe kanë ndalur dy zyrtarë serbë të Kosovës në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.
Për këtë çështje ka reaguar edhe zv.kryeminsitri, Fatmir Limaj, raporton EkonomiaOnline.
Më posh të shkrimi i plotë:
Serbia po vazhdon me avazin e vjetër, duke keqtrajtuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës. Ndalimi i sotëm i Srdjan Jovanoviqit dhe Srecko Spasiqit, këshilltarë në Qeverinë e Kosovës, në vendkalimin kufitar te “Dheu i Bardhë” shpërfaq edhe njëherë tjetër tendencën dhe qëllimin e Serbisë për ta penguar integrimin e serbëve në Kosovë.
Ky nuk është rasti i vetëm dhe i izoluar, sepse autoritetet në Serbi po duan t’i frikësojnë dhe shantazhojnë qytetarët serbë për të marrë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme nga një vend kandidat për t’u integruar në BE, të provokojë dhe të sillet në këtë formë. BE duhet të reagojë dhe të mos toleroje sjellje të tilla.