Një përleshje fizike ka ndodhur në protestën e Sindikatës së re të KEK-ut. Pas fjalimit të kryetarit të kësaj sindikate, Rafer Osmani, një qytetar ka kërkuar fjalën mirëpo nuk i është dhënë kjo mundësi, raporton Ekonomia Online.
Fatmir Muqolli, anëtarë i Shoqatës së Artistëve dhe Krijuesve në Gjermani, ka insistuar që të marrë fjalën duke u thirrur në demokraci, mirëpo në këtë moment, një punëtor tjetër ka ndërhyrë duke e shtyrë nga skena ku mbaheshin fjalimet.
Pas këtij veprimi ka pasur edhe sharje e fyerje ndërkohë që reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm duke ndërhyrë, raporton EO.
Vet Muqolli është ish-punëtor i KEK-un. Ai ka thënë se problemi i energjisë elektrike duhet të zgjidhet sa më shpejtë.
Ai ka folur edhe për aktivitetin e organizatës që është pjesë.