Kandidati për kryetar të komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka thënë se takimet sy më sy me qytetarët janë tejet të rëndësishme.
Jakupi premton që edhe në katër vitet e ardhshme si kryetar i Kamenicës do të jetë pranë qytetarëve.
Postimi i plotë:
Bashkëbisedimin me qytetarët e komunës së Dardanës dhe disutimet për problemet i kam pasur pjesë të përditshme të punës sime si nënkryetar i komunës. Edhe tani në garën time për kryetar jam çdo ditë me qytetarët. Sonte isha në fshatin Koretin. Me banorët e këtij fshati folëm për hallet e nevojat e tyre. Nga ky bashkëbisedim mora edhe ide të reja për ta bërë Koretinin një vend më të mirë për jetesë. Edhe në katër vitet e ardhshme do të jem pranë jush kudo që kërkohet. Bashkë dhe ndershëm!
121