FBI ka kontaktuar me gruan e dytë e cila po e akuzon kandidatin për Gjykatën Supreme në ShBA, Brett Kavanaugh, për sjellje të keqe seksuale dhe ka nisur një hetim të ri ndaj tij.
Deborah Ramirez e ka akuzuar gjykatësin Kavanaugh se kishte ekspozuar veten gjatë një loje me pije, përderisa këta të dy ishin studentë në Universitetin Yale në vitet 1980’ta.
Ai i ka mohuar këto akuza duke i cilësuar si tentative për ta njollosur.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar një hetim të ri pas dëshmisë së akuzueses së parë pranë një paneli ne Senatin Amerikan.
Ky panel ka aprovuar nominimin e Kavanaugh mirëpo ka kërkuar për një hetim të mëtejmë para se Senati të votojë për emërimin e tij në Gjykatën Supreme.