FBK: Politika po e pengon pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Botëror në Spanjë

Prishtinë | 11 Nën 2022 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Federata e Boksit të Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se boksierët e Kosovës përsëri kanë problem për pjesëmarrje në  kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.  

Rasti i fundit është Kampionati Botëror në Alicane ,La nucia Spanjë 13 – 27.11.2022 . Sipas tyre Ekipi i Kosovës me kohë është paraqitur për pjesëmarrje në ketë kampionat botëror dhe ka aplikuar për viza, për boksierët 86 kg Taulant Jakupi, 92 kg Donat Syla, selektorin Besim Brahimi dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli.

Njoftimi i plotë:

Kjo nuk është hera e parë që ne si pjesë e Federates Boterore IBA nuk lejohemi të marrim pjesë në ngjarje botërore si më pare që ka ndodhur në Indi,Serbi,e tash në Spanjë dhe ndjehemi të diskriminuar. 

Boksierët tanë të  përfaqësueses janë përgatitur maksimalisht, janë ne formë të mirë dhe është një ëndërr e madhe për ta që të jenë pjesë e ketij kampionati botëror. 

Ne kemi Kërkuar nga IBA që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarje e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së. 

Keto janë email- at zyrtare nga ambasada Spanjolle në Shkup.  

“After studying your case in detail, we are sorry to inform you that we don’t consider it one of the exemptions contemplated in our previous email, so the process of the visa application wouldn’t be accepted.” 

Best regards,  

Embassy of Spain, 

Sko 

“I have been speaking with the Embassy, and they have told me that they are waiting for a response from Madrid, since due to the political situation they cannot extend the visa without first consulting. 

Anything we keep in touch..” 

Të ngjashme