FC Prishtina, 95 vjet pritje! (Foto)

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 17:26 | Nga

FC Prishtina është njëri prej klubeve më të vjetër në Evropë, shkruan zeri.info. Ky klub ishte themeluar në vitin 1922, pra fiks 95 vjet më parë.

Dhe, derisa klubet tjera që janë formuar në atë periudhë numërojnë nga disa trofe të Championsit apo edhe Europa Leagues, klubit më të madh kosovar iu nevojit gati një shekull për ta shijuar aromën e garave evropiane.

Jo për fajin e saj, por për shkak të politikës, e cila e la, krahas klubeve tjera kosovare, të izoluar dhe në terr me dekada të tëra.

Por, fatmirësisht, edhe klubeve kosovare iu erdhi dita dhe këtë muaj Bardhekaltrit, së bashku me Trepçën ’89, do ta thyejnë akullin dhe do të marrin pjesë në garat evropiane.

Më në fund merr fund një epokë e errët dhe po nis një e ndritshme.

Fatkeqësisht, gjenerata të tëra u shuan pa e pasur mundësinë ta shijonin himnin e Championsit apo atë të Europa Leagues, por fatmirësisht gjeneratat e reja do t’i kenë dyert e hapura dhe më ‘bllokada’ nuk do të ketë.

Prishtinasit do të luajnë me Norrkopingun më 29 qershor në Suedi dhe më 6 korrik në Mitrovicë, në rrethin e parë preliminar të Europa Leagues.

Krejt Kosova, por edhe diaspora, mezi po e pret daljen në Evropë të klubit që i kishte bërë bashkë krejt shqiptarët në kohën e ish-Jugosllavisë, duke i gëzuar për çdo sukses që e arrinte.

Prishtinasit nuk janë asnjëherë vetëm. Ata janë me fat që e kanë me vete gjithmonë lojtarin e 12-të, tifozët e tyre të flaktë “Plisat”.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme