Një delegacion i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit që po mbahet në Rusi.
Në zyrtarët e kësaj federate kanë takuar edhe Lordin George Robertson, i cili udhëheq me fonacionin e FIA.
George Robertson ishte sekretar i Përgjithshëm i NATO në kohën kur Aleanca Veriatlantike filloi fushatën e bombardimeve ndaj okupatorit serb në Kosovë.
Kryetari i FASK, Ismet Rexhepi, shprehu kënaqësi për takimin me Lordin Robertson, duke e cilësuar si takim të veçantë, njofton Federata e Automobilizmit të Kosovës.
“Kemi pasur takime të frytshme me zyrtarë të autosportit,por gjithsesi takimi me Lordin Robertson është i veçantë. Delegacioni ynë ka premtuar se do ti kushtohet rëndësi cilësisë në rrugë, por është biseduar edhe për aspektin sportiv”.
Rëndësi po i kushtohet sigurisë në rrugë.