Federata e Boksit të Kosovës ka marrë çmime të ndryshme, si klubi më i mire, trajneri më i mirë, boksieri më i mirë senior te meshkujt dhe femrat, boksieri më i mirë në kategorinë e juniorëve, boksieri më i mirë i ri dhe 13 boksierë, meshkuj dhe femra në “top-10” më të mirëve.
Sipas njoftimit nga kjo Federatë, meritë e veçantë për gjithë këto suksese ka trajneri Besim Brahimi.
Brahimi në katër vitet e fundit ka prodhuar boksierë konkurrentë me boksierë të Evropës.
“Synimi është që Kosovën ta përfaqësojmë ne Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me katër boksierët: Donjeta Sadikun, Patriot Behramin, Shpëtim Bajoku dhe Artan Shaqirin dhe me shpresën se nga njëri prej tyre nga Tokio të kthehemi me medalje”, bënë të ditur njoftimi.