Fejohet fizioterapeuti i mirënjohur kosovar Art Sopi me bukuroshen Anita Zeqiri

Prishtinë | 27 Qer 2026 | 21:49 | Nga Ekonomia Online

Fizioterapeuti i njohur kosovar, Art Sopi, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me Anita Zeqirin.

Çifti organizoi të shtunën mbrëma një ceremoni festive në një nga restorantet e Prishtinës, ku në praninë e familjarëve, miqve dhe shumë të ftuarve, festuan zyrtarizimin e lidhjes së tyre.

Dashurinë e tyre, Arti dhe Anita e vulosën me fejesë, ndërsa propozimi romantik ishte bërë disa ditë më parë në ishullin piktoresk të Capri-t në Itali.

Të ngjashme