Trashëgimtarja e Top Channelit, e cila vijon pushimet në SHBA, ka befasuar ndjekësit me postimin e saj të fundit nga plazhi.
Në foton ku Lori Hoxha shfaqet e qeshur duke mbuluar fytyrën me dorë, ajo që të bie në sy është unaza në gishtin e fejesës.
Ky fakt ka ngritur dyshime, ndaj komentuesit nuk e kanë kursyer duke e uruar 22-vjeçaren për fejesën.
Por, Lori është treguar e shkathët: “Jo, nuk jam fejuar. Faleminderit shumë!”, ka shkruar bjondja duke mohuar zërat për zyrtarizimin e lidhjes së saj 4-vjeçare me bashkëmoshatarin Vis Bajraktari.