FELIKS: Prishtina dikur ishte fshati më i pasur i Llapit

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 13:32 | Nga

Territori i krahinës së LLapit – Podujevës qysh në parahistori ka qenë i përshtatshëm për popullzim për shkak të rrafshit rreth lumit Llap dhe viseve kodrinore – malore në viset përreth, por edhe pozita strategjike dhe gjeografike.

Pozitën strategjike të krahinës së Llapit e vërtetojnë edhe gërmadhat e kështjellave pjesërisht të hulumtuara që e rrethojnë territorin e Llapit, duke filluar nga kështjella e Kulinës, e Brainës, e Ballofcit, e Majacit, e Lalpashticës së Epërme.

Prishtina në shekullin XVI, sipas studiuesit FELIKS ishte fshati më i pasur i rajonit të Llapit, shkruan PodujevaPress.

Rajoni i Llapit gjatë mesjetës ka pasur dendësi të madhe të madhe të popullsisë. Por, më vonë humbën rëndësinë e tyre ekonomike dhe politike. Popullsia e tyre u zvogëlua, ndërsa qendra administrative e këtij territori u bë Prishtina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme