“FemArt” hapet sonte me shfaqjen “Trojanet”, për 5 ditë do të promovohen konceptet feministe

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 12:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Ti udhëheq” do të hapet sonte festivali feminist FemArt.

Edicioni i gjashtë i FemArt-it këtë vit do mundohet që përmes punëtorive të ndryshme, paneleve diskutuese, shfaqjeve teatrale, koncerteve dhe ekspozitave të ndryshme të bëjë thirrje për të gjithë personat që të marrin në dorë udhëheqjen e jetës së tyre si dhe të  përçojë solidaritet te të gjithë të tjerët.

Zana Hoxha Krasniqi, drejtoreshë e Artpolis-it dhe e festivalit FemArt, tha se viti i gjashtë i FemArt-it do të sjell risi të shumta, raporton Ekonomia Online.

Hoxha Krasniqi bëri të ditur se veçanti e këtij viti është bashkëpunimi mes artisteve kosovare dhe atyre amerikane.

“Jemi shumë të lumtura që sivjet në edicionin e 6-të në mbi 20 lokacione të ndryshme kemi 42 aktivitete kulturore dhe artistike.  Këto aktivite tejkalojnë barrierat e kufijve. Sivjet programi ka një veçanti në mes të bashkëpunimit të artisteve kosovare dhe amerikane”.

“Ne dëshirojmë që të thërrasim të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë që të marrin jetën në udhëheqjen e tyre, por në të njëjtën kohë të kenë solidaritet me ata që nuk e kanë jeten e tyre në udhëheqje”.

Jeta Berisha, koordinatore e projekteve në Art Polis, tregoi për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë festivalit, raporton EO.

“Mbi 40 aktivitete në tri komuna: në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicën e Veriut. Shpresojmë që ne do të përmbushim atë që është temë aktuale, do të mundohemi që së paku të ju sjellim sadopak argëtim dhe të sjellim punën e aktivistëve”.

FemArt këtë vit do hapet me shfaqjen “Trojanet” për t’u përmbyllur më 30 maj me koncertin e Akua Naru and Band.

FEMART 6 EDITION / 25 – 30 May, 2018

Posted by FemArt on Friday, May 18, 2018

Të ngjashme