Fëmija 12-vjeçar vdes nga Covid-19 në Angli

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Një fëmijë 12-vjeçar është në mesin e viktimave më të reja të koronavirusit në Britani.

Spitali i Fëmijëve në Sheffield konfirmoi që fëmija ka vdekur të hënën pasi u pranua në gjendje kritike.

Spitali, që nuk konfirmoi moshën e fëmijës, tha që ishte testuar pozitiv për Covid-19, por që shkaktari i vdekjes nuk ishte përcaktuar ende.

Në një deklaratë, spitali tha: “Për fat të keq të hënën në 15 qershor, një fëmijë ndërroi jetë në Sheffield Children, pasi u dërgua në spital në një gjendje të rëndë.

“Përpjekjet për ta kthyer në jetë ishin të pasuksesshme.

“Shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Testet kanë konfirmuar që fëmija kishte Covid-19, por ende nuk është e qartë nëse ai ishte një faktor kontribuues”

Të ngjashme