Fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë është djalë

Prishtinë | 01 Jan 2020 | 00:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë dhe është djalë, raporton Ekonomia Online.

Naser Rafuna, shef i ekpit kujdestar, ka treguar se foshnja ka lindur në ora 00:10 dhe se nëna dhe i posalinduri janë në gjendje të mirë si dhe është lindja e katërt e kësaj nëne.

Nëna Donjeta Berisha, 26 vjeçare nga Podujeva, ka falënderuar mjekët e kësaj klinike për kujdesin.

Në këtë Klinikë gjatë viti 2019 kanë lindur 9 mijë e 304 foshnje, nga to 5 mijë e 34 janë meshkuj, ndërsa 4 mijë e 499 janë femra.

Sipas statistikave të QKUK-së gjatë këtij viti për herë të parë janë bërë nëna 3 mijë 594 gra. Gjatë viti 2018 në Gjinekologji të QKUK-së janë kryer 9 mijë e 985 lindje.

Të ngjashme