Shumë hulumtime dhe artikuj thonë se niveli më i mirë i moshës për të lindur fëmijë është kur jeni 20 vjeçe.
Kjo për shkak se gjërat mund të komplikohen nëse bëheni nënë shumë vonë.
Megjithatë, ka lajme të mira edhe për ata persona që dëshirojnë të kenë fëmijë pas moshës 30 vjeçare.
Sipas Bright Side një studim tregon se fëmijët që linden pas moshës 30 vjeç janë më të mençur.
Nëse nënat e fëmijëve janë më të moshuara kur i lindin ata atëherë fëmija ka më shumë benefite, edhe pse shëndeti i nënës është më i rrezikuar.
Studim Millennium Cohort Study në Britaninë e Madhe mori 18 mijë fëmijë për të parë se a ekziston ndonjë lidhje në mes moshës së nënës dhe fëmijës më inteligjent.
Ky studim zbuloi se nënat që kanë fëmijën e tyre të parë midis moshës 30-39 vjeç kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë më inteligjent sesa nënat e moshës 20-29 vjeç.