Shtëpia e Evropës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar një punëtori për artet pamore, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast një grup fëmijëve kanë mësuar të vizatojnë e pikturojnë. Ata u trajnuar nga instruktorë të një shkolle të artit për teknika e stile të ndryshme.
Gjatë këtyre ditëve, nga 9 maji Zyra e BE-së ka organizuar një varg aktivitetesh sidomos me fëmijë e të rinj për t’i përgatitur ata për afërsi të reja e tregun e punës.