Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar i Fenerbahces akoma nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi që kishte pësuar javë më parë.
Sulmuesi i njohur, Vedat Muriqi shënoi dy gola ndaj Kayserisporit, por mori një goditje – që rezultoi në lëndimin e tij dhe mungesën e ‘bomberit’ në ndeshjet më të rëndësishme të Kosovës, ndaj Çekisë dhe Anglisë, raporton GazetaBlic.
Megjithatë, BeIN Sports ka raportuar se Vedat Muriqi dhe Max Kruse nuk do të jenë të gatshëm të luajnë në takimin e ardhshëm të Superligës.
Fenerbace takohet me Yeni Malatyaspor të dielën – por Muriqi dhe Kruse nuk pritet të jenë plotësisht të gatshëm dhe mungesa e tyre me shumë gjasë është e pashmangshme.