Zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, e ka cilësuar bashkëshorten e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si “Fenomen”.
“Fenomeni Vjosë”, kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë ”Dhjetëra takime brenda 24 orëve në Samitin e Frankofonisë”.
Ai këtij përshkrimi disa foto, ku presidentja Osmani është takuar me liderë të ndryshëm botërorë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të punimeve të Samitit të krerëve të shteteve anëtare të Organizatës së Frankofonisë dhe ka takuar krerë të shteteve e të delegacioneve të vendeve të ndryshme që ishin prezent në këtë samit.