Ferati konfirmon pranimin e nënshkrimeve: Do t’i verifikojmë me Komision

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i LDK’së, Ilir Ferati, ka konfirmuar se kanë pranuar listën më nënshkrime që është dorëzuar sot nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.

Ferati ka thënë se do të krijohet një Komision për verifikimin e nënshrkimeve dhe pastaj ose vetë si Sekretar ose kryetari i LDK-së do të japin detaje për numrin e nënshkrimeve dhe hapat tutje.

“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkangjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati për Express.

“Po besoj sot gjatë ditës ose nesër dalim me një verifikim preliminar për numrin e nënshkrimeve”, ka thënë Ferati.

Nisma për shkarkimin e Abdixhikut: Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të LDK-së

Të ngjashme