Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë. Ata sot kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj.
Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë.
“Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Ekonomia Online.
Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime.
Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërres Kuvendit brenda 60 dite.
Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, shumë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe degë të kësaj partie kanë shprehur pakënaqësi me këtë rezultat. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.