Ferit Idrizi, bashkë me ambasadorët Minxhozi e Sakar, vizituan kompaninë “Pestova”

Prishtinë | 02 Nën 2022 | 17:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, dhe ambasadori i Turqisë, Çağri Sakar, kanë vizituar kompaninë “Pestova”, e cila merret me kultivimin dhe përpunimin e patates.

Ata panë nga afër punën që po bëhet në këtë fabrikë të suksesshme në Pestovë të Vushtrrisë dhe u njoftuan nga pronarët edhe për rendimentet e sivjetme në sipërfaqet e mbjella me patate.

Nën organizimin e Komunës së Vushtrrisë, të mërkurën u mbajt “Festivali i Patates”, një ngjarje tashmë tradicionale.

Në ngjarjen që ka për qëllim promovimin e patates, për kultivimin e të cilës njihet Vushtrria, merrnin pjesë dhe ministri i MBPZHR-së, Faton Peci, si dhe bujq e qytetarë të tjerë vushtrrias.

“Komuna e Vushtrrisë, si lider i kultivimit dhe përpunimit të patates, këtë vit kishte të mbjellur afër 1300 hektarë me patate, ndërsa ne subvencionuam me 50% ujitjen e tokave nën sistemin e ujitjes”, ka thënë kryetari i Komunës, Ferit Idrizi.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/komuna/mbahet-festivali-i-patates-idrizi-keto-produkte-kane-prekur-tregjet-boterore/

Të ngjashme