Ferit Idrizi u uron 1 shtatorin nxënësve

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me rastin e ditës së parë të fillimit të vitit shkollor 2023/24, u ka uruar nxënësve fillimin e procesit mësimor, duke shfrytëzuar rastin që t’i urojë edhe prindërit e mësimdhënësit njëkohësisht.

Postimi i plotë:

“URIME 1 SHTATORI NXËNËS

Me rastin e fillimit të procesit mësimor, për të uruar nxënësit, mësimdhënësit e prindërit vizituam shkollën fillore “Ali Kelmendi” dhe institucionin parashkollor pranë kësaj shkolle.

Urime nxënës e prindër, mësimdhënës punë të mbarë në misionin e shenjtë!”

Të ngjashme