Ferizaj, 100 euro gjobë për ndotjen e rrugëve nga kompanitë ndërtuese

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt gjatë ditëve të fundit ka nisur një aksion për mbrojtjen e ambientit dhe një varg aksionesh të tjerash me qëllim të përmirësimit të gjendjes në terren, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mesin e aktiviteteve inspektorati ka nisur të shqiptojë gjoba me nga 100 euro edhe për ndotësit e rrugëve, të cilat më së shumti po shkaktohen nga ndërtuesit e objekteve banesore me automjete transportuese dhe nga fermerët. Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit të Komunës së Ferizajt, ka njoftuar se kjo masë është ndërmarrë pas një analize që i është bërë fenomenit të ndotjes së rrugëve.

Sipas tij, gjatë së premtes kanë shqiptuar dy gjoba ndaj ndërtuesve të banesave kolektive, të cilët kanë ndotur rrugët publike të qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme