Ferizaj, 16 vjeçarit i sekuestrohet armë zjarri

Prishtinë | 26 Shk 2025 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në Ferizaj për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, raporton Ekonomia Online.

“Më datë 25.02.2025, rreth orës 19:35, policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është vërejtur një person i dyshuar që posedon një armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësiti patrullues ka arritur në vendngjarje, ku ka identifikuar dhe legjitimuar të dyshuarin R.I, 16 vjeç. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një armë zjarri (revole), e cila ka rezultuar jofunksionale”, thuhet në njoftim.

I dyshuari bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar.

“Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Policia Rajonale e Ferizajt  mbetet e përkushtuar për sigurinë dhe rendin publik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë”, njofton Policia.

Të ngjashme