Ferizaj, 7 nxënës në spital pas hedhjes së sprejit në klasë

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 18:05 | Nga

Shtatë nxënës të gjimnazit “Shaban Hashani” në Ferizaj, janë duke marrë trajtim në spital pasi janë prekur nga hedhja e sprejit në klasë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke shtuar se policia është në kërkim të të dyshuarit.

“Shtatë persona janë në spital, gjendja e tyre është stabile. Ne jemi duke kërkuar personin që ka hedhur sprejin”, ka thënë Gashi për lajmi.net

Sipas raporteve të para ata kanë pasur problemet me kanalet e frymëmarrjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme