Ferizaji ka bojkotuar stërvitjet.
Klubi ka njoftuar se këtë e ka bërë për shkak të problemeve financiare, derisa ka paralajmëruar se kjo gjë mund të shkojë shumë larg, deri në tërheqje nga garat.
Postimi i Ferizajt në “Facebook”:
FC Ferizaj bojkoton stërvitjet dhe pritet edhe ndeshjet kampionale, njofton klubi në “Facebook”.
Klubi ynë nga nesër ka vendosur të futet në bojkot, si shkak i gjendjes së rëndë financiare. Edhe përkundër që futbollistët kanë luajtur pa marrë asnjë pagë që disa muaj, dhe pa përkrahje nga askush prap ata po janë objekt i fyerjeve dhe ofendimeve nga të gjithë.
Futbollistët kanë vendosur të hyjnë në bojkot, duke mos zhvilluar as stërvitjet por edhe as ndeshjet në ligën e parë.
Ju bëjmë apel, tifogrupit Ujqit, dashamirëve të futbollit që nesër në ora 14;00 të jenë në stadion të solidarizohen me ne. Të gjithë së bashku ta shpëtojmë klubin e zemrës nga më e keqja, nga shuarja e klubit.