Prishtina nikoqire e Ferizajt

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 09:01 | Nga

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës në futboll, Prishtina do të jetë nikoqire në javën e 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit do të përballen me Ferizajn, skuadër që ka nevojë urgjence për pikë.

Pas humbjes së fundit nga Drita, prishtinasit janë dorëzuar sa i përket garës për titull të kampionit pasi tani ndodhen 12 pikë mbrapa liderit.

Ndërkohë Ferizaj futet tejet e motivuar në këtë përballje pasi është duke kërkuar pikë në çdo ndeshjet për t’i ikur barazhit.

Kjo përballje tejet interesante do të zhvillohet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Gjyqtar kryesor në këtë takim interesant është Fatmir Tahiri ndërsa asistentët e tij janë Jakup Musolli, Imran Kabashi dhe Tefik Maloku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme