Ferizaj e mund Dukagjinin në derbin e mbijetesës

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj e ka mposhtur 2:0 Dukagjinin në një ndeshje derbi për mbijetesë në Ipko Superligë, duke i mbajtur gjallë shpresat për t’i shpëtuar rënies nga liga elitare kosovare.

Faton Karahoda dhe Taulant Dajaku i shënuan dy golat e fitores së Ferizajt kundër Dukagjinit të dielën në Ferizaj.

Skuadra e Bekim Isufit e regjistroi fitoren e dytë radhazi, pas asaj kundër Flamurtarit në ndeshjen e kaluar, dhe falë këtyre tri pikëve të reja i afrohet në pesë pikë zonës së shpëtimit.

Karahoda i dha epërsinë Ferizajt pas një çereku lojë, para se Dajaku ta dyfishonte atë.

Mesfushori me përvojë realizoi nga penalltia në minutën e 35-të.

Ferizaj tani grumbullon 15 pikë në pozitën e 10-të, pesë më pak se Trepça ’89 në pozitën e tetë.

Ndërkohë, Dukagjini ngel e fundit me vetëm tetë pikë dhe me gjasa gjithnjë e më të pamundura për t’i shpëtuar rënies në një nivel më poshtë në futbollin kosovar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme