Ferizaj, komuna më e shpejtë në trajtimin e ankesave për deponitë ilegale të mbeturinave

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 18:46 | Nga
Komuna e Ferizajt vlerësohet si më e shpejta në reagimin për trajtimin e ankesave të qytetarëve për deponitë ilegale të mbeturinave të raportuara në platformën ndreqe.com.
Trajtimi i deponive ilegale ishte tema kryesore që u diskutua sot në një takim në mes të zyrtarëve të komunave, MAPL-së dhe MMPH-së. Kjo punëtori është organizuar në bashkëpunim me GIZ dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, transmeton Ekonomia Online.
Gjendja e deponive ilegale të raportuara në platformën Ndreqe.com, sfidat me të cilat po ballafaqohen komunat në adresim të tyre dhe shembujt më të mirë të administrimit në Ndreqe.com u trajtuan në këtë punëtori, ku Ferizaj është vlerësuar si një nga komunat me reagimin më të shpejtë kundrejt raportimeve të qytetarëve në këtë platformë, e cila është edhe pjesë e memorandumit ndërmjet “Demokraci Plus” dhe Komunës së Ferizajt.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme