Një qytetar e ka vrarë një qen endacak.
Rasti ka ndodhur në fshatin Slivovë të Ferizajt, të dielen rreth orës 17:30.
Siç njofton policia, qeni kishte tentuar që ta sulmonte një fëmijë të vëllait të të dyshuarit.
Me këtë rast i dyshuari shkon në shtëpi dhe e merr pushkën e gjuetisë të cilën e kishte pa leje dhe e qëllon dy herë qenin.
Personit të dyshuar i konfiskohet pushka e gjuetisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Fsh. Slivovë, Ferizaj, 22.05.2022 – 17:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë së bashku me një fëmijë te vëllait te tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që të sulmoj fëmijën. I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”.