Ekonomia Online
FUNDIT

Ferizaj: Shkon në shtëpi i dehur, ushtron dhunë ndaj gruas dhe vajzës

Ferizaj: Shkon në shtëpi i dehur, ushtron dhunë ndaj gruas dhe vajzës

Është arrestuar një person për dhunë në familje dhe kanosje në Ferizaj. Sipas policisë rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur, të dielën, në orën 00:15, në fshatin Greme. “Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.O (M/K) […]

Është arrestuar një person për dhunë në familje dhe kanosje në Ferizaj.

Sipas policisë rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur, të dielën, në orën 00:15, në fshatin Greme.

“Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.O (M/K) i moshës 39 vjeçar,  i cili pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur, kishte shkaktuar dhunë psikike dhe kishte kanosur bashkëshorten L.M ( F/K) e moshës 38 vjeçare dhe vajzën e tij 17 vjeçare. I dyshuari këto veprime i kishte përsëritur disa herë në familje”, njofton policia.

Policia, të dyshuarin, e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, “për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe kanosje””. 

Të ngjashme