Ferizaj shpallet zonë karantinë, me kërkesë të kryetarit të Komunës

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Pas 18 rasteve të konfirmuara mbrëmë se janë të infektuara me Coronavirus, e që qoi në numrin 20 të prekurve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur qe Komuna e Ferizajt të shpallet zonë karantine.

Kjo ka ndodhur pasi kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i ka dërguar  shkresë Ministrisë së Shëndetësisë qe kjo komunë të futet në karantinë.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar sot vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës Komuna e Ferizajt shpallet zonë karantinë.

Kjo pas 18 rasteve të konfirmuara mbrëmë të infektuar me virusin COVID-19 që çoi numrin në 20 të ferizajasve të prekur me CoronaVirus.

Detajet gjeni në vendimin e bashkëngjitur.

Të ngjashme