Një burrë nga Ferizaj ka raportuar në Polici se ka vërejtur dy granata dore në afërsi të varrezave të fshatit.
Policia ka bërë me dije se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se mjetet e dyshimta i kanë shpërthyer në mënyrë të sigurt.
“Ferizaj 12.06.2021 – 14:40. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur dy granata dore te ndryshme afër varrezave të fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Mjetet e dyshimta i kanë shpërthyer në mënyrë të sigurt njësitë përkatëse”, ka njoftuar Policia.