Fermerët Kosovarë të Qumështit kërkojnë ndërhyrje urgjente, pas inspektimeve në VITA

Prishtinë | 03 Kor 2026 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Fermerët Kosovarë të Qumështit kanë mbajtur një takim urgjent me anëtarësinë, pas situatës së krijuar në qumështoren VITA.

Sipas njoftimit, kërkesa kryesore e fermerëve ishte zhvillimi i një takimi të menjëhershëm me përfaqësuesit e qumështores, me qëllim që të rifillojë sa më shpejt grumbullimi i qumështit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se kërkesa kryesore e qumështores VITA është përfundimi sa më i shpejtë i analizave laboratorike të mostrave të marra, në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi i grumbullimit.

Për këtë arsye, Fermerët Kosovarë të Qumështit i kanë bërë thirrje urgjente Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), që të përshpejtojnë procedimin e rezultateve të analizave.

Ky është njoftimi i plotë:

U mbajt takimi urgjent me antaresine e shoqates per shkak te situates se krijuar me nderprerjen e grumbullimit te qumeshtit te fresket nga fermat tona, nga qumeshtorja VITA.

Kerkesa kryesore ishte nje takim i menjehershem me qumeshtoren ne menyre qe te rifilloj grumbullimi.

Kerkesa kryesore e qumeshtores eshte dalja sa me e shpejte e rezultateve te mostrave te mara ne menyre qe te rifilloje grumbullimi.

Prandaj, ne si shoqate e prodhuesve kerkojme urgjentisht nga MINISTRIA E BUJQESISE rrespektivisht AGJENCIA E USHQIMIT DHE VETERINARISE, me procedim te resulltateve ne menyre qe te procedojme me dorezimin e qumeshtit te fresket ne menyre qe te evitojme cdo humbje eventuale te sasise se prodhuar duke mare parasysh edhe temperaturat e larta te cilat mbizoterojne. Ne te kunderten, nuk mund ti shmangim protestat eventuale te fermereve.

Të ngjashme