Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është votuar si transferimi më i mirë në histori të Premirligës që ka ndodhur në afatin e janarit.
Portugezi edicionin e kaluar në janar iu bashkua “Djajve të Kuq” dhe ka qenë i padiskutueshëm derisa shumicën e ndeshjeve ka qenë çelësi në fitore, përcjellë lajmi.net.
Sipas një sondazhi të bërë nga media e njohur angleze, BBC Sport, Fernandes ka qenë më i votuari.
Fernandes vazhdon të shkëlqejë në Premierligë, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 paraqitje duke regjistruar 11 gola dhe dhuruar tetë asistime