Ferrari prezanton veturën më të shpejtë që ka prodhuar ndonjëherë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të suksesit gjeneral, hibridët kanë gjetur shtëpi permanente te Ferrari.

Ferrari ka prezantuar një super veturë të re hibride, ashtu sikurse LaFerrari, e cila quhet SF90 Stradale, transmeton koha.net.

SF90 Stradale ka një motorë më të vogël me benzinë krahasuar me LaFerrarin por në bashkëpunim me motorët elektrik, vetura e re ka më shumë kuajfuqi, e është Ferrari më i fuqishëm e legal për tu vozitur në rrugë, që kjo kompani ka prodhuar ndonjëherë.

Motori 4,0 litërsh V8 prodhon 769 kuajfuqi e që i vetëm është motori më i shpejtë V8 që Ferrari ka prodhuar ndonjëherë.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, SF90 Stradale ka edhe 3 motorë elektrik, një nga pas e dy nga para që prodhojnë 217 kaujfuqi, e që së bashku këta 4 motorë prodhojnë 986 kuajfuqi.

Ferrari SF90 Stradale shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për vetëm 2.5 sekonda atë 200km/h për 6.7 sekonda e shpejtësinë maksimale 314 kilometra në orë, transmeton koha.net.

SF90 Stradale mund të vozitet edhe krejtësisht në mënyrë elektrike deri në 25 kilometra rrugë dhe ka një shpejtësi maksimale vetëm me motorët elektrik prej 135km/h.

Ferrari SF90 Stradale pritet të dal në shtije gjatë këtij viti, e edhe pse ende nuk dihet çmimi i tij, ai pritet të jetë milionësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme