Lewis Hamilton fiton “pole position” në Monako – Ferrari zi e më zi

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Mercedes vijon dominimin e tij në Formula 1. Lewis Hamilton fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Monakos duke e përshkuar pistën me kohën fantastike 1 minutë 10 sekonda e 156 të mijëtat.

Piloti britanik dha maksimumin e tij në sesionin e fundit të provave kualifikuese të kësaj ndalese duke e çuar në 85 numrin e “pole position” të fituar në karrierë deri tani. Padyshim, në vendin e dytë u pozicionua piloti tjetër i Mercedesit, Valtteri Botas me vetëm 86 të mijëtat më shumë se kampioni i botës në fuqi, shkruan Tch.

Ndërsa vendi i tretë ishte për holandezin Max Verstappen.

Ferrari zhgënjeu edhe këtë radhë dhe rezultati më i mirë i ‘Kokëkuqes’ në këto prova zyrtare ishte vendi i katërt i Sebastian Vettelit me 781, ndërsa Leclerc që ishte para publikut të tij do të niset nga vendi i 16 për shkak të strategjisë krejtësisht të gabuar të skuadrës së Ferrarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme