Autostrada gjermane bosh, vozitësi i Ferrarit ia shkel 372 kilometra në orë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Një vozitës i një veture super-sportive e ka shfrytëzuar numrin e vogël të veturave në një autostradë të Gjermanisë për të vozitur në një shpejtësi të jashtëzakonshme – 372 kilometra në orë.

Videoja e veturës duke lëvizur me shpejtësinë marramendëse është postuar në rrjetet sociale para disa ditëve, shkruan “Daily Mail”.

Besohet se vetura është e tipit Ferrari LaFerrari, e cila ka motor prej 6.3 litrave me 949 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 3 sekonda.

Kështu duket Ferrari LaFerrari

Vetura që kushton rreth 1 milion e 900 mijë euro ishte duke lëvizur në një pjesë të autostradës ku shpejtësia nuk është e kufizuar.

Aq pak vetura kishte në rrugë, saqë vozitësi kishte mundësi të qëndronte në shiritin e mesëm, i cili nuk është i caktuar për lëvizjen më të shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme