Ferrari kthehet në një veturë karvan, cilësohet si “vepër arti”

Prishtinë | 09 Qer 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kompania e modifikimit të veturave me bazë në Holandë, Vandenbrink, edhe pse nuk është aq e njohur, ka arritur të tërheq vëmendje të madhe me veturën e tyre të fundit.

Kjo kompani ka prezantuar një Ferrari të quajtur Vandenbrink Shooting Brake, e cila është cilësuar si një ‘vepër arti’, transmeton motor1.

Vandenbrik kanë kthyer modelin 612 Scaglietti në një veturë karvanë me katër dyer e katër ulëse, e ngjashme me Porsche Panamera Sport Turismo.

Vandenbrink Shooting Brake ka motorin 5.7 litërsh V12 i cili prodhon 540 kuajfuqi e vjen me një çmim prej 300 mijë eurosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme