Festa e Kurban Bajramit: Fluks i madh i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë, vetëm të mërkuren 50 fluturime

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Lirimi i masave kundër COVID-19 në vendet evropiane ka bërë që numri i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë të rritet.

E në ditë festash padyshim që numri i udhëtarëve rritet edhe më shumë.

Nesër teksa shënohet festa e Kurban Bajramit mijëra mërgimtarë kanë ardhur për vizitë në familje.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” tha se vetëm këtë të mërkurë janë paraparë 50 fluturime.

“Në datat 1 deri 12 maj janë operuar 134 fluturime komerciale me 22 mijë e 500 udhëtarë ne ardhje dhe 14 mijë në shkuarje. Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova, janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj”.Ndërsa vetëm sot janë paraparë 50 fluturime”, tha Gara.

Të ngjashme