Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës me rastin e festës së Sulltan Nevruzit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka uruar që kjo ditë le të shërbejë për rritjen e mirëkuptimit dhe solidaritetit në mesin tonë.
“Për të gjithë pjesëtaret dhe komunitetin e Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës, shpreh urimet më të mira me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Le të shërbejë kjo ditë për rritjen e mirëkuptimit dhe solidaritetit në mesin tonë dhe në gjithë njerëzimin. Paçi gjithmonë shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja”, ka shkruar ai.