Festë për Erdoganin edhe në Novi Pazar

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 08:46 | Nga

Në Novi Pazar mbrëmë është festuar fitorja e Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të Turqisë si dhe partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim në zgjedhjet parlamentare.

Qytetarët e atjeshëm ishin mbledhur në shëtitoren e qytetit dhe disa prej tyre me vetura ishin drejtuar për në qendër të qytetit.

Erdogan fitoi 53% me 99% të votave të numëruara, dhe rivali i tij më i afërt, Muharrem Ince morri  31 për qind.

Për fitoren e tij ka pasur kremte edhe në Prizren e Shkup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme